07-06-2026

Sot votohet në Kosovë: Mbi 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote

Sot më 7 qershor, rreth 1.96 milion qytetarë me të drejtë vote do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.

Votimi do të zhvillohet në 949 qendra votimi me gjithsej 2,550 vendvotime, ku qytetarët do të zgjedhin përbërjen e re të Kuvendit dhe qeverinë e ardhshme.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në garë janë 21 subjekte politike me 902 kandidatë, të cilët konkurrojnë për ulëse në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës.


Ndërkohë, KQZ ka njoftuar se për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të funksionalizohet një dhomë operative, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, për monitorimin dhe administrimin e zgjedhjeve.

Asnjë koment

Comments are closed.