Spektakël me fund të hidhur për Kukësin, i jep lamtumirën Europës
Ndonëse i shkoi shumë pranë përmbysjes së madhe, Kukësi nuk ia doli të shënojë atë golin deçiziv, që do ta dërgonte në fazën Play Off të Europa Leagues.
Në sfidën e sotme në “Elbasan Arena”, skuadra e Cungut dominoi gjithçka dhe arriti të shënojë nga një gol për çdo pjesë, të dy me protagonist sulmuesin Reginaldo.
Ky i fundit fitoi dy 11-metërsha, të cilët i shndërroi po vetë në gola, por që nuk mjaftuan për ta shndërruar mbrëmjen në festë, ndonëse Kukësi krijoi mjaftueshëm për të shënuar edhe golin e tretë.
Me eliminimin e Kukësit, Shkëndija e Tetovës ka mbetur skuadra e vetme që përfaqëson futbollin shqiptar në Europë, teksa në dy javët në vijim do të luajë takimet e Play Off-it të Europa Leagues./top-channel