23-11-2024

Spitali i Prizrenit shënoi “Javën Botërore të Zemrës” me aktivitet ndërgjegjësues

Në kuadër të shënimit “Java Botërore e Zemrës, obeziteti dhe ushqyerja e shëndetshme” në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë duke realizuar disa aktivitete informuese.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, dhe me qëllim rritjen e njohurive për shëndetin e zemrës, obezitetin dhe ushqyerjen e shëndetshme, të enjten, është organizuar takimi i profesionistëve shëndetësorë me pacientë, përfaqësues të OJQ-ve dhe shoqërisë civile.
Ligjërues dhe panelistë ishin Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, Dr. Ali Nallbani, kardiolog, dhe Valton Saiti, endokrinolog.
 Të gjitha rastet janë kryer me sukses dhe nuk ka pasur komplikime të pacientëve të trajtuar”, – theksoi drejtori mjekësor, Dr. Hasan Arzoallxhiu.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe persona duke studiuar

Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, takimin e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për informimin e popullatës lidhur me njohuritë e sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit, komplikimet e mundshme dhe mënyrat e parandalimit të tyre. “Ky takim ka për qëllim informimin e OJQve, shoqërisë civile dhe popullatës lidhur me komplikimet e mundshme të sëmundjeve të zemrës, si dhe mënyrën se si mund të prevenohen këto komplikime duke rritur vetëdijen qytetare të popullatës. E tërë kjo do të rezultojë me përmirësimin e kualitetit të përgjithshëm të shëndetit dhe kujdesit të popullatës”, – tha dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor.

Ai ka përmendur edhe angazhimet e menaxhmentit të spitalit për ofrimin e shërbimeve sa më të mira dhe të shpejta shëndetësore. “Nga data 14 qershor 2024 në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është funksionalizuar edhe Laboratori i Kateterizimit. Deri më sot janë kryer 180 koronografi dhe 87 stentime.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Dr. Ali Nallbani, kardiolog, trajtoi temën “Sëmundjet e zemrës, komplikimet dhe masat preventive”, ndërsa dr. Valton, Saiti, endokrinolog temën “Obeziteti dhe ushqyerja e shëndetshme si faktor i rëndësishëm për shëndetin”.
Pas ligjëratave është zhvilluar bashkëbisedim me përfaqësues të OJQ-ve dhe shoqërisë civile, lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe veprimet e nevojshme në rast të komplikimeve të sëmundjeve të zemrës.
Aktiviteti kishte për qëllim synimin për përmirësimin e kualitetit të shëndetit dhe kujdesit shëndetësor të popullatës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe persona duke studiuar

Asnjë koment

Comments are closed.