02-05-2024

Sqarim: Pronarët e bizneseve thonë se do të jetë i hapur segmenti Prizren-Reçan

Autoritetet lokale në Prizren, kanë njoftuar mbylljen nga nesër të rrugës për në Prevallë, për shkak të shembjes së dheut dhe pjesës së murit mbajtës, në kilometrin e 15-të të rrugës nga Prizreni, në afërsi të fshatit Gornje sello.

Pronarë të bizneseve në fshatin Reçan ndërkaq kanë njoftuar për portalin “Gazeta e Prizrenit”  se pjesa tjetër e segmentit rrugor nga Prizreni deri në Reçan, do të jetë e qarkullueshme. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.