Studentëve në Filipine u kërkohet të vënë “kapele kundër mashtrimit” në provime
Studentëve në një kolegj në Legazpi City në Filipine, iu është kërkuar që të mbajnë të ashtuquajturat “kapela kundër mashtrimit, gjatë provimeve, gjë që ka shkaktuar reagime të përziera në vend.
Shumë studentë krijuan mbulesa shtëpiake nga kartoni, kutitë e vezëve dhe materiale të tjera të ricikluara. Të tjerë vunë kapele, helmeta ose maska të Halloween, për të përmbushur kërkesën.
Profesoresha Mary Joy Mandane-Ortiz, tha se ajo kishte kërkuar një “mënyrë argëtuese” për të siguruar “integritet dhe ndershmëri” në klasat e saj. Ajo tha se ideja kishte qenë “me të vërtetë efektive”.
Profesoresha tha se kërkesa e saj fillestare kishte qenë që studentët të bënin një dizajn “të thjeshtë” nga letra.
Mandane-Ortiz tha se studentët e saj dolën më mirë këtë vit, pasi që ishin të motivuar nga kushtet e rrepta të provimit për të studiuar më shumë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Shumë prej tyre i përfunduan testet e tyre herët dhe askush nuk u kap duke mashtruar këtë vit”, shtoi ajo.