Studimi: Vetëm kjo kombëtare është më favorite se Spanja për ta fituar Botërorin e Katarit
Observatori i Futbollit i Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES) në Neuchâtel të Zvicrës ka publikuar një studim të ri për të matur nivelin e favorizimit të 32 skuadrave, të cilat nga 20 nëntori janë duke garuar në Kupën e Botës në Katar.
Një studim në të cilin, duke përdorur matjet e ndikimit, vetëm Brazili kalon Spanjën midis favoritëve për ta fituar titullin më 18 dhjetor. Rezultati i ndikimit është llogaritur nga niveli mesatar sportiv në ndeshjet në të cilat kanë marrë pjesë futbollistët e përzgjedhur nga ndonjë prej ekipeve kombëtare të pranishme në këtë fazë finale gjatë 365 ditëve të fundit.
Ai merr parasysh minutat zyrtare gjatë të njëjtit interval kohor, performancën në fushë në krahasim me shokët e skuadrës dhe kundërshtarët, si dhe lojtarët e tjerë me të njëjtin profil teknik.
Sipas këtij studimi, favoriti kryesor për të fituar Kupën e Botës në Katar, duke marrë parasysh 26 lojtarët e thirrur nga secila skuadër, është Brazili me një mesatare prej 90.8 pikësh, i ndjekur nga Spanja (88.9), Franca (88.8), Anglia (88.8), Portugalia (87.2), Gjermania (87.2) dhe Argjentina (85.5).
Studiuesit kanë bërë gjithashtu një përllogaritje duke shtuar vetëm 11-shen me ndikimin më të madh (një portier dhe 10 lojtarë të fushës), ku favorit do të rezultonte Brazili, me 96.6 pikë, përpara Francës (95.9) dhe Spanjës. Iberikët renditen në vendin e tretë me 95.4 pikë.