24-11-2024

Studiuesi Muhadri: Epoka e Skënderbeut gurthemeli më i arritur në historinë shqiptare

“Roli historik i Skënderbeut është i shumanshëm në historinë shqiptare dhe se epoka e tij është gurthemeli më i arritur ndonjëherë në historinë shqiptare”, kështu ka vlerësuar studiuesi Bedri Muhadri, në ligjëratën “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu identiteti historik shqiptar”, mbajtur në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në ligjëratën e mbajtur dje, në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, Muhadri ka vlerësuar së pari Skënderbeu me aftësitë e tija politike e ushtarake arriti që së pari të bashkoj princërit shqiptarë në marrëdhënie politike e ushtarake me qëllim që të mbroje dhe të luftojnë çdo pushtues e ata ishin Perandori Osmane dhe Republika e Venedikut. Ky bashkim u realizua në Kuvendin e Lezhës në mars 1444. Ky kuvend hartoi programin e luftës së përbashkët shqiptare, bashkimin e potencialit ekonomik dhe njerëzor në mbrojte të tokave shqiptare nga pushtues të huaj.

Ai tha se Kuvendi i Lezhës, Skënderbeun e mandatoi për udhëheqës ushtarak e politik të vendit, me titull Zot i Arbërisë( Dominues Albaniae). Arriti për 25 vjet me luftëra të pareshtura kundër pushtuesit kryesisht osman të korrte suksese të rëndësishme e gjithnjë të jashtëzakonshme ndaj osmanëve pas parasysh furin e osmanëve, sidomos beteja në mbrojte të Krujës, me 1450 pati rëndësi të madhe të brendshme dhe ndërkombëtare. Luftërat e popullit shqiptarë nën udhëheqjen e Skënderbeut me kohë u mundësua formimi i shtetit feudal shqiptarë me organet e veta administrative. U formua ushtria e rregullt dhe formacionet tjera mbështetëse për ushtrinë shqiptare.

Fotografia e Bedri Muhadri

“Kishte simbolet shtetërore, flamurin, vulën të cilat njiheshin në tërë shtetin e tij shqiptarë. U krijua territori administrative e territorial i Shtetit Mesjetar të Skënderbeut, që në kulmin e lulëzimit të vet, shtriheshin në Perëndim, me brigjet shqiptare të Adriatikut, që nga Velipoja deri në Seman, me përjashtim të qyteteve të Lezhës dhe të Durrësit, në Lindja ato arrinin përtej Drinit të Zi, deri në malet e Korabit, të Kërçinit e të Strogovës, së bashku me grukën e Radikës, në Veri ato kufizoheshin me zotërimet e Dukagjinëve, deri të Mati, e deri në afërsi të qytetit të Beratit.  Shteti shqiptarë u bë faktor i rëndësishme në politikën e kohës. U krijuan marrëdhënie politike, e ushtarake me shumë shtete të kohës”, tha ai.

Muhadri më tej theksoi se Skënderbeu u pa si epiqendër e luftës kundër osmane ne ekspansion e saj drejt Ballkanit qendror. Shteti shqiptarë krijon diplomacinë e vendit të cilët udhëhiqeshin nga personalitet të dalluar intelektuale humaniste, si Pal Engjelli. Roli historik i Skënderbeut qëndron fuqishëm na bashkimin e vendit, ai u bë simbol i atëhershëm dhe i tanishëm për luftë të pakompromis për lirinë e vendit, dhe frymëzimi i Epokës së Skënderbeut është shprehur çdo herë në çdo organizim të popullit shqiptarë për liri që nga ajo kohë e deri në krijimin e shtetit shqiptare të Konferencës së Londrës 1913 dhe krijimit të Shtetit të Kosovës.

Fotografia e Bedri Muhadri

Personaliteti i Skënderbeut është figura më unifikues, me domethënëse dhe më e shquar e shqiptarëve në historinë e saj mijëvjeçare. Duhet thëne së me të drejt atëherë dhe sot Personaliteti i Skënderbeut është emblema e identitet kombëtar, dhe njëkohësisht është figurë e vepra e tij i ka dhënë identitet evropian popullit të vet.

Viti 2018 shënon 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, dhe për këtë motivacion të lartë historik e kombëtar, Qeveritë Shqiptare ajo e Tiranës dhe e Kosovës, e shpallën vitin 2018 “ Viti Mbarëkombar i Gjergj Kastriotit – Skënderbeu “, ku në organizimin e tyre në Tiranë dhe Prishtinë nga institucionet shkencore, u organizuan konferenca ndërkombëtare shkencore, ku u prezantuan shumë referime shkencore të cilat ndriçuan në tërësi në shumë segmente Epokën e Skënderbeut si histori shqiptare dhe asaj evropian, si kulturë shqiptare dhe evropiane.

Mund të thuhet qartë se institucionet shqiptare kudo në përpjekje mirë të organizuar kanë vlerësuar figurën e Skënderbeut dhe njëkohësisht kontributin , sakrificën e terë popullit shqiptarë të asaj kohe e cila u bashku nën flamurin shtetëror mesjetar të kohës së Skënderbeut. Ai kontribut është shumë i madh dhe i rëndësishëm për ne, dhe çdo popull që aspiron të drejtën e vet historike e politike.

Ai ka thënë se Epoka e Skënderbeut është gurë themeli më i arritur ndonjëherë në historinë tonë shqiptare, ngase rezulton se aktivizimi i tërë potencialit arbëror në atë kohë, përballoi sulme shumë të mëdha pushtuese nga osmanët dhe nga luftërat e pakta kundër Venedikut, por nën devijime dhe mashtrimeve të vazhdueshme të politikës së Venedikut e cila e shihte rezistencën shqiptare si masë mbrojtëse vetëm nga pikëpamjet e veta politike, e duke u bërë shumë herë e dëmshme në situata të caktuara, siç dëshmohen bashkëpunimet e saj me osmanët në momente dhe ndërprerja e ushqime për ushtrinë e Skënderbeut në momente kur rezistenca shqiptare kishte efekte pozitive në tërë Ballkanit. Këtë e kanë cekur shumë historian e studiues”, ka theksuar ndër tjera ai.

“Kështu Zef Valentin shkruan: “Kush mund të mendojë se do të ishte jo vetëm mëkat, por çështje e pamundshme për të zvogëluar personalitetin e shkëlqyeshëm të Skënderbeut në nivel të një heroi vendas mendjeshkurtër. Skënderbeun e ka gjithë Evropa, e ka bota të vetin, e nëpër të vetëm nëpër shpirt të tij ia njeh vlerën e meritat e hershme edhe të Shqipërisë”, përfundoi studiuesi Muhadri./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.