06-05-2024

Theri një person, arrestohet prizrenasi

Një person është arrestuar si i dyshuar, për therje me thikë të qafë një personi në një lokal të Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje, në rr.”Istriotet”, në Prizren, pas një mosmarrëveshje rasti në një lokal. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjendet në tretman mjekësor.

Nuk njoftohet për identitetin e te përfshirëve në konflikt.

Mjeti i dyshuar-thika që dyshohet se është përdorur në raste është konfiskuar nga Policia. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Asnjë koment

Comments are closed.