21-07-2026

Stuhia rrënon çatinë dhe dëmton shtyllat elektrike në Senofc të Suharekës

Stuhia që ka përfshirë Kosovën ka sjellë dëme materiale në disa zona.

Behlul Krasniqi, asamblist i PDK’së në Komunën e Suharekës, ka publikuar pamje pas stuhisë në Senofc të Suharekës.

Nga pamjet e publikuara, shihet se stuhia ka rrënuar një çati, si dhe ka dëmtuar shtylla elektrike.

KEDS ka paralajmëruar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona si shkak i erërave të forta që kanë mbizotëruar sot në Kosovë.

Asnjë koment

Comments are closed.