Për shkak të shtimit të rasteve të reja me Covid-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë prej tash Suhareka është futur në zonën e kuqe, që konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Referuar raportimeve ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njoftohet se brenda një jave janë konfirmuar 107 raste pozitive dhe 4 viktima.
Kësisoj Suhareka është komuna e vetme e rajonit të Prizrenit në këtë zonë.
Për shkak të kategorizimit në zonën e kuqe, në Komunën e Suharekës ndalohet qarkullimi nga ora 21:30 deri në 05:00.
Prizreni ndodhet në të verdhën, derisa Rahoveci, Dragashi, Malisheva, Mamusha janë në zonën e gjelbër.
Zona e portokalltë konsiderohet me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët. /GazetaePrizrenit.net