19-05-2024

Suharekë: Arrestim për shkak të posedimit të substancave narkotike

Në rrugën “Brigada 123”, të Suharekës është arrestuar një person (K/Shqiptar), për shkak se posedonte substanca narkotike.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit tek ai, dje janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 2.27 gram të llojit të dyshuar si “marihuanë”.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.