05-05-2024

Suharekë: Arrestohet një i dyshuar për ndihmë në vrasjen e një të riu me 2016

Policia ka njoftuar për arrestimin e një personi, të dyshuar për një vrasje që ka ndodhur më 27 janar të vitit 2016 në Suharekë.

“Në lidhje me rastin, pas një pune operative hetimore të zhvilluar nga Policia, me datën 19.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për rastin e cilësuar si “Vrasje e rëndë -Vrasje e rëndë në ndihmë”, thuhet në raportin policor.

Ndërkohë, bëhet fjalë se ky rast ka të bëjë më vrasjen e 22 vjeçarit nga fshati Sopi i Suharekës, Egzon Mazrekut, plagosjen e babait të tij, Naimit 47 vjeç.

E tëra dyshohet se kisha ndodhur gjatë përleshjes së tyre me një person të dyshuar që kishte tentuar vjedhjen në shtëpinë tyre.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.