24-10-2021

Suharekë: Cilët janë 25 qytetarët, që do kompensohen për dëmet nga vërshimet

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar sot se ai dhe shefat e grupeve të asamblistëve të Kuvendit komunal të Suharekës kanë vendosur dje që të kompensojnë dëmet nga vërshimet deri në 80 për qind të vlerës së dëmeve që ka vlerësuar komisioni për vlerësimin e dëmeve.

Në njoftimin e publikuar thuhet se nga 24 shtatori 2018 deri më 27 shtator 2018, qytetarët të cilët janë evidentuar në listat e publikuara, të sjellin dokument identifikimi dhe numrin e llogarisë bankare të konfirmuar nga Banka.

Në listën e publikuar nga Komuna janë evidentuar 25 qytetarët, që të gjithë nga fshati Greikoc të komunës së Suharekës.

Mjetet për kompensimin e dëmeve janë ndarë nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 1.1 milionë euro.

Asnjë koment

Comments are closed.