Suharekë: Dënohet me 200 euro gjobë për armëmbajtje pa leje
Sot në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj F. Veselajt, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.
I pandehuri paraprakisht së bashku me avokatin e tij Arben Ramadani, kishin arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorin, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë seancë i pandehuri, përsëri e pranoi fajësinë, duke deklaruar se armët nuk kanë qenë të tij, por ato i ka gjetur në oborrin e tij kur është kthyer në Kosovë pas luftës dhe të njëjtat i ka fshehur në një vend për të mos i rrezikuar anëtarët e tjerë të familjes.
Kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi, pranoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë dhe të akuzuarin e dënoi me 200 euro gjobë, të cilat duhet t’i paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqieshmërisë së aktgjykimit.
Po ashtu, i pandehuri duhet që të paguajë edhe paushallin gjyqësorë në vlerë prej 50 euro dhe 50 euro të tjera për kompensimin e viktimave të krimit.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur me 28.01.2020, thuhet se me 02.12.2019, në fshatin Reqan, komuna Suharekë, zyrtart policor pas një informate të marr nga një person i cili ka qenë në arën e tij duke shkulur një fidan, kishte hasë në një kovë plastik dhe një qantë, ku kishte gjetur, një granat dore të tipit M 79, 37 fishek të kalibrit 7,9 mm dhe 169 fishek të kalibrit 7.62, të cilat isin vendosur nga i pandehri Fahri Veselaj.
Me këto veprime i pandehuri akuzohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, në kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve. / BetimipërDrejtësi /GazetaePrizrenit