25-04-2024

Suharekë: Dështon seanca fillestare për vjedhjen e naftës nga eskavatori i “Bechtel Enka-s”

Mungesa e të akuzuarve për vjedhje të rëndë, Hazir Basha dhe Nexhmedin Sylaj, ka bërë që të dështoj seanca e shqyrtimit fillestarë, e paraparë të mbahej të mërkurën.

Gjykatësi Qemail Suka tha se sipas fletëkthesës, i akuzuari Basha gjendet në Itali ndërsa i akuzuari Sylaj ftesën e ka pranuar por nuk është paraqitur dhe mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për të akuzuarin Basha, gjykatësi Suka tha se urdhërarresti i lëshuar ndaj tij do të mbetet në fuqi, kurse për të akuzuarin Sylaj, ai tha se do të lëshoj urdhëresë për sjellje me detyrim.

Mund të jetë një imazh i teksti

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca u shty, kurse e radhës u caktua më 19 gusht 2021, në ora 11:00.

Ndryshe, bashkë me të akuzuarit e lartpërmendur, për vjedhje të rëndë akuzohet edhe Imer Elshani, por ndaj tij, gjykata ka veçuar procedurën penale.

Sipas aktakuzës Hazir Basha, Nexhmedin Sylaj dhe Imer Elshani po akuzohen se më 21 nëntor 2011 në fshatin Sllapuzhan të Komunës së Suharekës, në vendin ku po i kryente punimet rrugore e dëmtuara Kompania “Bechtel Enka”, të pandehurit në bashkëkryerje marrin pasurinë e huaj të luajtshme të të dëmtuarës, ku në bazë të marrëveshjes paraprake mes tyre, gjatë errësirës, i afrohen eskavatorit të markës “4 Pila” e heqin kapakun e rezervuarit të naftës dhe me anë të një gypi marrin rreth 300 litra naftë dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Siç thuhet në aktakuzë, me këto veprim, të dëmtuarës i shkaktojnë dëm material në vlerë prej 350 euro.

Për këtë, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 253 paragrafi 1, nënparagrafi 1, lidhur me nenin23 të KPK-së. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.