Suharekë: Konfiskohen më shumë se 400 euro që dyshohet se janë falsifikuar
Më 5 dhjetor 2023, Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë nga një grua lidhur me një rast të falsifikimit të parave.
Sipas PK-së, gruaja ka raportuar se nga persona të panjohur janë pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
Ngjarja ka ndodhur më 5 dhjetor në Suharekë, rreth orës 09:00.
Tutje është thënë se paratë që dyshohet se janë falsifikuar janë konfiskuar si prova materiale për hetime të mëtutjeshme.
Lexo edhe: