03-10-2024

Qeveria e “lëshon” dorën: Ndahen 5 milionë euro për blerjen e lëndëve djegëse për familjet me asistencë sociale

Gjatë ditës së sotme janë është prezantuar masa 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike.

Kjo do të jetë një mbështetje shtesë e menjëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.

Në fjalën e tij Kryeministri i vendit Albin Kurti, përmendi të arriturat e kësaj qeverie sa i përket mirëqenies së qytetarëve.

Ai po ashtu tha se sot do të mbështesin familjet me asistencë sociale për blerjen e lëndëve djegëse.

“5 milionë euro kemi nda, ku qeveria do të mundësoj masën për blerjen e lëndëve djegëse për familjet me asistencë sociale. Jemi dhe do të mbetemi qeveri që udhëheq e mbështet dhe nuk lë askënd mbrapa”, ka thënë Kurti.

Në anën tjetër ministri i Financave Hekuran Murati tha përfitues të kësaj mase siç tha Murati do të jenë familjet me asistencë sociale./Lajmi.net/

Asnjë koment

Comments are closed.