Suharekë: Lajmëron rrejshëm vjedhjen e 1.600 eurove
Një borxh ka qenë shkak që një person ka lajmëruar rrejshëm në polici se persona të armatosur nën kërcënimin e armëve ia kanë grabitur 1.600 euro në Suharekë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Pas një hetimi është zbuluar që i dyshuari ka inskenuar rastin për shkak të një borxhi që kishte.
Për rastin ka njoftuar Policia rajonale në Prizren, duke sqaruar se rasti ka ndodhur më 29.10.2018 rreth orës 03:00 kur është raportuar rasti “Grabitje e Armatosur” .
“I dyshuari me iniciale U.U i datëlindjes 1992 ka deklaruar se persona te armatosur nën kërcënimin e armeve i kanë grabitur paratë. Por, pas një pune intensive Sektori i hetimeve te stacionit policor ne Suharekë ka arritur ta zbuloj se i dyshuari e ka inskenuar rastin”, thuhet në njoftim
I dyshuari është intervistuar në prani te avokatit mbrojtës ku në tërësi e ka pranuar veprën e Lajmërimit apo Kallëzimit të rremë. Është njoftuar Prokurori Shtetit ku me urdhër te cilit i dyshuari lirohet ne procedurë te rregullt.