Suharekë: QKMF “i mirëpret” qytetarët me mbeturina
Komuna e Suharekës cilësohet si një ndër komunat më të pastërta në Kosovë.
E këtë “pastërti” më së miri e dëshmon kjo fotografi, shkruan Indeksonline.
Aty shihet se koshi i mbeturinave është stërmbushur, e madje edhe shumë mbeturina janë shpërndarë në tokë.
Vëmendja më e madhe e kësaj foto shkon pasi që kjo rrëmujë është pikërisht në hyrje të Qendrës Kryesore të Mjekësise Familjare në Suharekë.
Përderisa ai vend duhet të jetë i pastër, qytetarë të pandërgjegjshëm e kanë shëndrruar në tmerr./Indeksonline/