24-04-2024

Suharekë: Rrokulliset automjeti që e drejtonte një i mitur

Një rast i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Suharekë, ku kanë pësuar lëndime dy persona, njëri prej të cilëve i mitur.

Referuar raportit të Policisë, një i mitur që po voziste automjetin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Si pasojë, lëndime ka pësuar vetë i dyshuari dhe pasagjeri. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në QKMF, janë liruar. Rasti është duke u hetuar.

Asnjë koment

Comments are closed.