26-04-2024

Suharekë: Shoqërohet në polici i dyshuari për moszbatim të urdhrave të personit zyrtar

Një person është shoqëruar për në Stacionin Policor në Suharekë, pasi i njëjti nuk i ka përfillur urdhrat e personit zyrtar.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur komandanti i Stacionit Policor, Afrim Sylaj.

Ai tha se i dyshuari dje nuk ka zbatuar urdhrat e personit zyrtar, për çka është intervistuar.

Sipas Sylajt, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Betimipërdrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.