Suharekë: Veterani i UÇK-së refuzon ftesën e Gjykatës Speciale

Sipas njoftimit për media, Gashi, ishte në zyrën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ftesa i është ofruar për datën 24 shtator 2019, por siç thuhet në njoftim ai nuk e ka pranuar pa sqarime shtesë.

Ndër të tjera njoftimi thekson se OVL UÇK, i ka sugjeruar atij që ta pranoj ftesën e ardhshme dhe të mos krijoj presedan për të tjerët.

Po ashtu kjo organizatë ka kërkuar nga mediat që personi në fjalë të lihet i qetë, dhe për çdo informim të kontaktohet OVL e UÇK-së./Telegrafi/