24-04-2024

Sulm kibernetik në Ministrinë e Financave

Në Ministrinë e Financave është raportuar një sulm kibernetik sot.

Sulm kibernetik pati pikërisht në Departamentin e Tatimeve në kuadër të MF-së.

Sulmi në fjalë është konfirmuar edhe nga ministri në detyrë, Agim Krasniqi.

Krasniqi shkurt tha se posedon informacionin se ka pasur një sulm, por që tashmë janë duke mbledhur informacionet më të hollësishme.

Sipas të njëjtit ky sulm nuk e ka dëmtuar diçka sistemin dhe se po merren me këtë çështje që të rregullohet.

“Kemi informacione për këtë sulm, por që tashmë po merremi më tepër me të, për të shikuar nga afër se çfarë saktësisht ka ndodhur”, tha ai për lajmi.net.

Duhet përkujtuar që kanë kaluar pak ditë që nga dita kur Hykmete Bajrami dhe dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë së Financave.

Asnjë koment

Comments are closed.