26-11-2024

Sulmi seksual ndaj nxënëses në Malishevë, reagojnë nga komuna

Komuna e Malishevës, ka dënuar ashpër rastin që ka ndodhur ditë më parë në gjimnazin “Hamdi Berisha”, në këtë komunë.

Përmes një reagimi për media, Komuna e Malishevës u ka bërë thirrje organeve kompetente që rastit ti shkojnë deri në fund.

“Komuna e Malishevës, vlerëson se aktet e tilla janë të papranueshme dhe ju bëjmë thirrje organeve kompetente, që angazhimin për zbardhjen e rastit ta çojnë deri në fund. Gjithsesi, Komuna e Malishevës, karshi situatave të tilla, për asnjë moment nuk do të jetë tolerante dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që aktet e tilla mos të përsëritën më”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar një muaj paraburgim zëvendësdrejtorit të gjimnazit “Hamdi Berisha”, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të mitur.

Në njoftim thuhet se, Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit A. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit seksual.

Sipas kërkesës, “rasti ka ndodhur më 16 dhjetor 2021, në gjimnazin “Hamdi Berisha”, në Malishevë”, ndërsa Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Asnjë koment

Comments are closed.