Sulmohen disa zyrtarë policorë në Rahovec
Rahovec-Policia e Kosovës (PK) ka bërë të ditur se disa zyrtarë të Policisë janë sulmuar nga një person dje në Rahovec.
Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se, policët u sulmuan nga i dyshuari kur po kryenin detyrën zyrtare, ndërsa më pas kanë marrë trajtim mjekësor.
“Është raportuar se disa persona kanë sulmuar zyrtarët policor që ishin në kryerje të detyrës ku si pasojë dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /BD
LEXO edhe: