25-04-2024

Sulmohen fizikisht dy punëtorë të KEDS-it në Prizren

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar dy punëtorë të KEDS-it në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se të dyshuarve ua kishin ç’kyqur nga rrjeti elektrik njehsorin.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar punëtor te KEDS-it të cilit kishin ç’kyqur nga rrjeti elektrik njehsorin e të dyshuarve. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim te prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thekson njoftimi

Asnjë koment

Comments are closed.