Sulmohet edhe faqja e Telekomit, ende pa u zbuluar sulmet kibernetike ndaj Policisë e Prokurorisë
Pas sulmeve kibernetike ndaj ueb-faqeve të Policisë së Kosovës e Prokurorisë së Shtetit mëngjesin e së shtunës edhe mesditën e sotme është sulmuar edhe ueb-faqja e Telekomit të Kosovës e cila ende është jashtë funksionit, raporton Gazeta Sinjali.
Organet e ndjekjes dhe hetuesisë së Kosovës nuk kanë zbuluar se nga kush janë kryer këto sulme kibernetike, duke u munduar ti minimizojnë si raste probleme teknike.
Gazeta Sinjali, ka raportuar gjatë së shtunës për mos funksionimin e ueb faqeve të Policisë së Kosovës e Prokurorisë së Shtetit, e zyrtarët e tyre kanë thënë se nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare rreth mos bllokimit të ueb faqeve në fjalë.
Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja, e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, se ka pas sulme, derisa së shpejti do të dalin me qëndrim zyrtar.
Nga ana tjetër nga Policia e Kosovës, kanë mohuar të kenë informacione për sulm kibernetik ndaj Telekomit. Njejtë policia nuk ishin deklaruar as për rastin sulmit ndaj ueb faqeve të Policisë së Kosovës që ishin jashtë funksionit mëngjeisn e së shtunës.