02-12-2024

Sulmohet me granatë dore ndërtesa komunës së Zveçanit, disa ditë pas sulmit ndaj stacionit policor

Ndërtesa e komunës së Zveçanit është sulmuar me granatë dore.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në mesnatë, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, duke u dëmtuar ndërtesa e komunës së Zveçanit dhe katër vetura të parkuara.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka njoftuar se bëhet fjalë për një granate dore të llojit M-75.

“Dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75, e cila ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zveçanit e po ashtu edhe në katër vetura që kanë qenë të parkuara aty afër. Nuk ka të lënduar apo të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, ka potencuar ai.

Ndërkaq, një sulm i ngjajshëm ka ndodhur para disa ditësh ndaj stacionit policor në Zveçan, ku persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në oborrin e stacionit policor.

Asnjë koment

Comments are closed.