21-01-2025

Sulmohet një drejtor në Komunën e Dragashit, mollë sherri punësimet

Dyshohet se një rast i kanosjes ka ndodhur të hënën në Dragash, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se viktimë në këtë rast është drejtori i Administratës, Vetim Ramadani, i cili e ka denoncuar një qytetar për sulm dhe kanosje.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari fillimisht i është vërsulur Ramadanit, duke e sulmuar fizikisht e më pas e ka kërcënuar, pas një konflikti verbal.

Mosmarrëveshja mes tyre dyshohet se lidhet me disa punësime familjare, që u bënë mollë sherri mes palëve.

 

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari ndër të tjera i është drejtuar viktimës me fjalët “Kur takohemi jashtë, e di di çka boj me ty…zhag të ngrehi”.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarit

I njëjti është arrestuar e shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Asnjë koment

Comments are closed.