Sulmohet një patrullë policore në afërsi të Landovicës
Një patrullë e policisë është sulmuar nga një person në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Sipas policisë I dyshuari është arrestuar, raporton Gazeta e Prizrenit.
Njoftimi i policisë
Fsh. Landovicë, Prizren 22.04.2022 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në shenjë pakënaqësie lidhur me gjobë të trafikut, i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.