Sulmohet një polic në Prizren
Një person është arrestuar për shkak të sulmit ndaj një polici. Raportohet se pas një përleshje të dy personat kanë pasur trajtim nga mjeku.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje, kur i dyshuari mashkull K/Shqiptar kishte penguar dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës dhe ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre i cili ka pësuar lëndime të lehta.
Si pasojë e sulmit polici ka pranuar tretman mjekësor, por edhe të dyshuarit ju ka ofruar tretmani mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/