25-11-2024

Sulmohet dhe vidhet taksisti nga dy të rinj në Prizren

Një taksist është sulmuar në Prizren. Dy të rinj e kanë sulmuar fizikisht për t’ia grabitur telefonin dhe 60 euro para të gatshme.

Policia përmes raportit njoftoi se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë duke transportuar taxi dy të rinjë, të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht dhe i kishin grabitur telefonin dhe rreth 60 euro para të gatshme. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

 

Asnjë koment

Comments are closed.