Super atmosferë e ndeshje në Prizren, Bashkimi në finale
Një super ndeshje është zhvilluar, sonte në Prizren në një super atmosferë, percjell Gazeta e Prizrenit.
Bashkimi fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 90:73 (20:20, 15:21, 25:16, 30:16), për tu kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës.

Më i miri te prizrenasit ishte Lejson Zeqiri me 22 pikë e pesë kërcime, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte Jericole Hellems me 22 pikë e pesë kërcime.









