27-07-2024

Susuri:  Konkursi për drejtorë s’ka parregullsi, përgjigjem nëse gjenden shkelje  

Drejtori komunal për Arsim në Prizren, Skëndër Susuri ka deklaruar se do të përgjigjet nëse gjendet vetëm edhe një shkelje në konkursin për drejtor, të cilin sot e ka anuluar kryetari Haskuka, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

“Procesi ka qenë i rregullt, dhe nëse gjendet ndonjë parregullsi do të përgjigjem”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit Komunal, duke kërkuar që pika e paraparë për këtë çështje në seancë të mbetet, përkundër anulimit të konkursit.

Susuri  ka sqaruar se disa kandidatëve që s’kanë pasur të kompletuar dokumentet e nevojshme në konkurs nuk u janë pranuar fare ato dhe se kjo nuk do të ndodhë derisa ai të jetë në këtë pozitë.

“Kështu do të veproj pavarësisht pazareve politike”, ka thënë ai.

Asnjë koment

Comments are closed.