Sveçla flet për vete dhe Gërvallën: Dorëheqja jonë s’do të kontribuonte
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në konferencën e përbashkët me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, tha se dorëheqja e tyre s’do të kontribuonte në këtë rast.
“Para 10 vitesh kam dhënë dorëheqje nga pozita… pa pasë kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm, duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë, tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në të drejtat e saj se ne jemi të angazhuar qind për qind në atë pikë”

Sveçla tha se e kupton indinjatën dhe mllefin e protestuesve, duke shtuar se është i angazhuar që institucionet të përmbushin detyrat e tyre dhe të parandalojnë përsëritjen e rasteve të tilla.
“Jam me protestuesit, e kuptoj indinjatën dhe mllefin e protestuesve.”

