25-11-2024

Sylë Hoxha: Ekspertiza ka treguar se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje

Me zhdukjen e provave në laboratorin e institutit të mjekësisë Ligjore, është rikthyer përsëri në vëmendje rasti Dehari.

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi në një konferencë për media tha se për zhdukjen e provave kanë informacione kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu.

E ish-kryeprokurori i prokurorisë themelore në Prizren, Sylë Hoxha në një deklaratë në “Direkt”, në ATV ka thënë se sipas ekspertizës, Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

Ekspertizat e kryera jashtë e kanë dëshmuar rastin. Ekspertizat e kryera në Kosovë kanë dëshmuar që nuk është fjala për vrasje por për vetëvrasje, ‘asfiksi’ sic është quajtur ekspertët mjeko-ligjor”, ka thënë Sylë Hoxha në Direkt.

Lexo edhe:

Hasi, krahina e shumë personaliteteve kombëtare

Ai ka shtuar gjithashtu se rasti është politizuar shumë nga ana e Vetëvendosjes.

Asnjë koment

Comments are closed.