22-11-2024

Sytë, Oborri e Blla Blla Blla bashkohen në kopshtin e Lumbardhit

Fondacioni Lumbardhi ka prezantuar koncertin e radhës me “Këngë te Kopshti”, që do të mbahet të shtunën me 28 korrik 2018 në orën 21:00 në Lumbardh.

Në këtë koncert do të përformojnë tre bende: Sytë, Oborri dhe Blla Blla Blla.

“Biletat kushtojnë 2 EURO para koncertit dhe mund të blihen në Prizren te Lumbardhi kurse në Prishtinë në Dit’e’Nat. Biletat te dera do të kushtojnë 4 euro”, thuhet në njoftim.

SYTË: EP e parë e bendit tregon historinë e dy shpirtrave të lidhur së bashku nga yjet. Vokali i sinqertë lundron nëpër tingujt e ëmbla të sintit dhe gitarave bittersweet, të cilat e ngjyrosin bazamentin që e krijon basi dhe tupanat hip hop, për të përshkruar një dashuri që duket sikur është përzgjedhur nga një konstelacion.

OBORRI: është një duo bend i formuar në vitin 2014 në Prishtinë, Kosovë, i përbërë nga Arbër Salihu dhe Tomor Kuci. Pasi që ishin aktivë për 8 vite në skenën e muzikës në Prishtinë , duoja nxorri albumin “Oborri” në 2017. Grupit i bashkohet kompositori Liburn Jupolli dhe bubnjari Vedat Hasani, kshtu që në performanca live grupi bëhet me 4 anëtarë .

BLLA BLLA BLLA…: është një bend shumë i njohur nga Shkupi. Në 2000 bendi nxorri albumin e tyre të parë dhe shumë të suksesshëm “Blla Blla Blla”. Ata janë edhe autorë të albumeve “Over the Blakanshire Reform”, “Lamtumirë ” dhe “Brum per Medioker”./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.