Tarikatet e Kosovës pranohen si bashkësi fetare
Nëpërmjet poezisë dhe muzikës, kërkojnë afërsinë hyjnore. Ky është njëri prej shumë ritualeve fetare që kanë dervishët, komunitet mysliman që jeton në Kosovë.
E pas 45 vjetëve të formimit si bashkësi fetare, të hënën Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, iu bashkua grupeve tjera fetare në vend.
E këtë, e kanë mirëpritur në Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës.
Sekretari në këtë bashkësi, Shejh Lulzim Shehu, thotë që nga viti 2006, asnjë bashkësi fetare në Kosovë, nuk eksiton juridikisht.
Sipas Shehut, kjo bashkësi i përfaqëson dervishët dhe 9 tarikatet e tyre.
Shehu ka thënë se kjo bashkësi fetare, financohet vetëm nga populli i Kosovës.Në fund, nga kjo bashkësi, kanë thënë se është i vetmi komunitet fetar, me Selinë tradicionale në Kosovë.
Ndërsa nën ombrellën e saj, janë mbi 80 teqe në vend. /GE