Të dehurit pengojnë policët, arrestohen
Dy të dyshuar janë arrestuar (K/Shqiptarë), për armëmbajtje pa leje dhe pengim të policisë në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas policisë, Rasti ka ndodhur pak pas mesnatës.
“Të dyshuarit nën ndikim të alkoolit, duke ekspozuar armën-pistoletë, kanë kanosur verbalisht zyrtarët policorë duke i penguar në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në raportin për rastin.
Arma me pesë copë fishekë është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/