18-05-2024

Sot bëhet varrimi i 23-vjeçarit nga Hasi që humbi jetën në aksident

Sot, pasdite në orën 15:00, në varrezat e fshatit Lagja Shehut  (Demjan) të Hasit do të bëhet varrimi i 23-vjeçarit, Beslind H. Krasniqi, që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e rëndë afër fshatit Celinë, në magjistralen Prizrenin-Gjakovë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në aksidentin fatal mbrëmë rreth orës 21:00, janë lënduar edhe katër persona të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjakovë.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe aq sa vetura e viktimës është këputur përgjysmë. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Avdo Krasniqi

Asnjë koment

Comments are closed.