18-05-2024

Shumica e shkollave të Prizrenit në pushim pranveror

Shumica e shkollave të komunës së Prizrenit, sikur edhe ato të Kosovës nga sot janë në pushim pranveror, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Kjo është bërë e ditur në bazë të deklarimeve që i kanë bërë kryetarët e niveleve komunale të sindikatës gjatë mbledhjes së SBASHK-ut.

Sipas deklarimeve njoftohet se vetëm në komunën e Gjakovës dhe të Obiliqit kanë mbajtur mësim një numër i vogël i shkollave derisa pjesa tjetër është në pushim.

Derisa Drejtoria Komunal e Arsimit nuk është deklaruar ende, referuar burimeve të portalit “Gazeta e Prizrenit” edhe në komunën e Prizrenit shkollat kanë filluar pushimin.

Mejdin Rrahmani, nënkryetar i degës së SBASHK-ut për Prizren, ka thënë se përkundër presionit nga DKA që të zëvendësohen orët e humbura, vetëm ndonjë shkollë aty këtu nuk i është bindur kërkesës së SBASHK-ut./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.