19-02-2025

“Të fortë me ju”, Milot Rashica reagon pas fitores me Besiktasin

Skuadara e Besiktasit shënoi fitore 2:1 ndaj Trabzonsporit në ndeshjen e javës së 24-të në Superligën e Turqisë.

Milot Rashica, futbollisti kosovar i ndihmoi ekipit të tij të arrinte këtë fitore.

Në minutën e 65-të, Rashica deshti të bënte një pasim te bashkëlojtarët e tij dhe mbrojtësi kundërshtar, Batagov devijoi topin për ta çuar në rrjetë.

Ky gol, ia dhuroi tri pikë ekipit të Ole Gunnar Solskjaerit.

Në rrjetet sociale, Rashica ka publikuar një foto me mbishkrim: Të fortë me mbështetjen e juaj./GS

Asnjë koment

Comments are closed.