23-11-2024

Të gjithë të porsalindurit në Prizren, të gjinisë femërore

Për dallim nga ditët tjera,  në spitalin e përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” të Prizren,  të gjithë të porsalindurit gjatë këtij 24 orëshi janë të gjinisë femërore, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Njoftohet se në repartin  0bstetrik (salla e lindjes), asnjëra nga foshnjat nuk ishte e gjinisë mashkullore.

Dy nga gjashtë lindjet kanë qenë “cezariane” (me operacion). Rastet e tilla, kur të gjitha foshnjat janë të një gjinie nuk janë të shpeshta në spitalin e Prizrenit, sidomos kur numri i tyre është mbi pesë./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.