26-10-2021

“Të jesh fitues nuk do të thotë të jesh më i miri, por më i njohuri”, flet Gjon Muharremaj

Në finalen e të 65-të, të festivalit të këngës “Eurovision”, shtetin e Zvicrës e përfaqësoi Gjon Muharremaj, me origjinë nga Kosova, e që e zuri vendin e tretë me këngën “Tout I’univers”.

22-vjeçari ishte në vendin e parë me 267 pikë, por në fund ishin votat e audiencës që bënë diferencën dhe fitues ishte grupi nga Italia.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur vendin e tretë dhe kam marrë një vlerësim të tillë. Sidomos nga juria”, tha ai i lumtur pas finales në intervistën e SRF.

“Të them të drejtën, kishim probleme teknike më parë. Por ne ishim në gjendje ta zgjidhnim atë në mënyrë që të mund të jepnim në mënyrë perfektë në finale. Doja t’iu tregoja të gjithëve se mund ta bëj. Për mua, votimi i jurisë do të thotë që unë kam diçka të veçantë”.

Gjoni morri 437 vota me baladën e tij melankolike “Tout l’univers”, një nga rezultatet më të mira për Zvicrën në Eurovision

Asnjë koment

Comments are closed.