27-07-2024

“Të lutem shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua…”, Andin Hoti publikon një letër emocionuese të shkruar nga Ukshin Hoti

Andin Hoti, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit, në 25 vjetorin e zhdukjes ka publikuar një letër me një mesazh të babit të tij të shkruar vite më parë.

“Të lutem shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua, pastaj edhe të tutë, të vëllezërve dhe të motrave, edhe prindërit. Përshëndeti të tjerët. U don vëllau Ukshini”, thuhet në letrën e Ukshin Hotit që i ishte dërguar dikujt prej familjarëve.

Ndryshe më 16 maj 1999, pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur.

‘Të lutëm shumë, përqafoi fëmitë e mi për mua…’

Një çerek shekulli në kërkim tëndin BABË!

Asnjë koment

Comments are closed.