29-04-2024

Të mërkuren – dita e Bajramit, ja kur falet namazi

Muaj i madhërishëm i Ramazanit përfundoi ditën e marte,  me 9 prill, ndërkaq dita e parë e Bajramit të Madh është më 10 prill, të mërkurën.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka njoftuar të gjithë besimtarët islam të komunës së Prizrenit se namazi i sabahut falet në ora 05:21, ndërsa namazi i Fitër Bajramit, falet në ora 06:41 minuta.

“Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, të gjithë besimtarëve islamë të Komunës së Prizrenit, ua uron festën e Fitër Bajramit, duke e lutur Zotin Fuqiplotë, që ta ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.”

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, KBI në Prizren, ditën e parë, më datë 10 prill 2023, e mërkurë, organizon pritjen tradicionale për urimin e Fitër Bajramit, në selinë e KBI-së, prej orës 10:00 – 12:00.

 

Asnjë koment

Comments are closed.