20-04-2024

Të mërkurën do të ngriten temperaturat deri në 38 gradë

Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 18C deri 38C, e në vise malore 16C deri 29C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 4-8m/s, e në Dukagjin me hove edhe deri në 13m/s. Indeksi UV në vlera shumë të larta, ndaj orëve të mesditës duhet t’i shmangemi qëndrimit në rreze të diellit.
Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Asnjë koment

Comments are closed.