25-11-2024

Të rinjtë e Dragashit paraqesin arsyet se përse nuk duhet migruar

Migrimi i të rinjve brengos edhe rajonin e Dragashit, ndërsa për këtë janë organizuar debate për parandalimin e kësaj dukurie në këtë anë, me c’ rast të rinjtë e këtushëm kanë paraqitur 17 arsye se përse nuk duhet migruar, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

 

Qendra Rinore “Avoko” në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, në Komunën e Dragashit, ka organizuar diskutime me të rinjtë e Komunës së Dragashit lidhur me parandalimin e migrimit të të rinjve.

 

Në kumtesën e komunës, thuhet se në fokus të diskutimeve kanë qenë shkaqet të cilat shtyjnë drejt migrimit, me theks të veçantë mbi migrimin e të rinjve.

 

“Pjesë e diskutimit ishin dhe avantazhet (dobitë) dhe disavantazhet (dobësitë) e migrimit, ku të rinjtë kanë shfaqur shumë arsye, rreth 17 sosh se pse nuk duhet migruar”, thuhet në njoftim, në të cilin nuk janë dhënë arsyet konkrete.

 

Në fund, të rinjtë kanë paraqitur rekomandimet e tyre se çka duhet bërë për të parandaluar migrimet e të rinjve, si dhe si duhet tejkaluar ky fenomen shumë i përhapur tek ne.

 

Ky projekt do të vazhdojë dhe me dy aktivitete tjera të cilat lidhen me parandalimin e migrimit, ku do mbahen dhe dy kampingje me grupe të tjera të rinjsh, e krejt në fund do të bëhet debate televiziv lidhur me këtë fenomen.

 

Asnjë koment

Comments are closed.