02-05-2024

Të shtëna me armë zjarri në Bruksel, plagosen tre persona

BRUKSEL- Tre persona kanë mbetur të plagosur pas disa të shtënave me armë në Bruksel mbrëmjen e sotme. Policia belge ka hedhur poshtë versionin se sulmi është terrorist duke u mbështetur më shumë te shkaqet një konflikt mafioz.

Uniformat blu bëjnë me dije paraprakisht se hetimet janë duke u kryer mbështetur në pistën e larjes së hesapeve. Forcat policore kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen. Personat e plagosur janë dërguar në spital dhe ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.