Të shtëna me armë zjarri në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, vriten 3 emigrantë
Tre emigrantë kanë mbetur të vrarë në një shkëmbim zjarri të ndodhur herët mëngjesin e sotëm në ndërtesat e braktisura të ish-pronës bujqësore “Baçka” në afërsi të vendbanimit Horgosh, në Serbi.
Ngjarja ka ndodhur në zonën kufitare me Hungarinë, raporton Euronews Serbia, transmeton FrontOnline. Një emigrant mbeti i plagosur.
Të shtënat kanë ndodhur jashtë vendbanimit dhe sipas EuroNews Serbia, banorët e atij fshati janë të alarmuar dhe që nga mëngjesi i sotëm në rrjetet sociale raportojnë të shtëna të gjata nga drejtimi i zonës kufitare